Aktualitet

Largohet nga detyra një tjetër mjek në Tiranë, Sinan Manjani: Pas 27 vitesh më pushojnë për bindje politike

6 Prill 2021, 06:12 Nga DOSJA

TIRANË– Mjeku Sinan Manjani është pushuar nga puna. Këtë lajm e ka bërë të ditur vete ai nëpërmjet një postimi në Facebook. Ai shkruan se pas 27 vitesh e kanë pushuar nga puna për shkak të bindjeve të tij politike. “Të dashur miq, dhe të afërm kolegë dhe të nderuar pacientë, pas 27 vitesh pune, më pushojnë nga puna për bindje politike” – shkruan mjeku.

Ai shërbente prej 27 vitesh në qendrën shëndetësore numër 10. në Tiranë. Ky nuk është i vetmi rast nga bluzat e bardha që i kanë pushuar nga puna. Mjeku Ilir Allkja ka qënë një ndër ato mjekë që bëri bujë me largimin nga puna. Shkarkimi i tij erdhi në atë periudhë me arsyen se ka shkelur Kodin Etik dhe atë të Punës duke komentuar lidhur me detyrën e tij.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet pushohet nga puna mjeku sinan manjani pushohet nga puna mjeku sinan manjani

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2021, 06:56

Autor i 61 vrasjeve të kryera me dorën e tij, Altin Dardha ka qenë një ndër emrat më famëkeq në Beratin e fillimit të viteve 90. Gazetari Ferdinand Dervishi ka ...

Aktualitet 6 Prill 2021, 06:28

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu në pranga kanë rënë babë e bir të cilët me datë 4 prill t...