Sport

Ronaldo ‘Fenomeni’ rikthehet në Camp Nou

15 Shkurt 2019, 08:16 Nga DOSJA
Ronaldo ‘Fenomeni’ rikthehet në Camp Nou

Santiago Bernabeu, Mestaja dhe Ciutat Valencia kanë qenë 3 stadiumiet e vizituara nga braziliani Ronaldo që prej ditës kur ai u bë pronar i klubit të Real Valladolid.

Nuk ka ansjë ndryshim plani, stadiumi i rradhës është Camp Nou, stadium ku vet braziliani doli golashënuesi i vitit në kampionatin spanjoll.

Ronaldo shënoi 34 gola në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet për katalunasit, para tranfertës së tij në Itali, pikërisht në klubin e Inter Milan.

Ai gjithashtu ka luajtur për rivalët e përjetshëm të Barcelonës, Real Madridin, ku braziliani kaloi 5 sezone.

Pavarsisht se ai kaloi aq shumë kohë i veshur me bluzën e bardhë të Los Blancos, Ronaldo nuk është i urreyr nga tifozët në Camp Nou dhe pritet që të shikojë ndeshjen me presidentin e Barcelonës Josep Maria Bartomeu.

Valladolid mund ti bëj një nder Florentino Perez dhe Real Madridit duke mundur Barcelonën ndeshjen e së shtunës duke shkurtuar kështu diferencën midis dy ekipeve, përpara se madrilenët të përballen me Gironën në Santiago Bernabeu të dielën.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona la liga real madrid real valladolid ronaldo barcelona la liga real madrid real valladolid ronaldo

Sondazh

Poll