Sport

Ja sa i kushtoi Manchester United shkarkimi i Jose Mourinho

14 Shkurt 2019, 14:07 Nga DOSJA
Ja sa i kushtoi Manchester United shkarkimi i Jose Mourinho

Manchester United zbulon se për ta shkarkuar Jose Mourinhon nga pozita e trajnerit të Djajve të Kuq ata harxhuan 22 milion euro për të paguar portugezin pasi kaloi 2 vite e gjysëm me klubin.

Mourinho u shkarkua pas një serie të rezultateve të këqija, por fundin e solli ndeshja me Liverpool ku lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, shënoi 2 herë në fitoren 3-1.

Portugezi u zëvendësua nga Ole Gunnar Solskjaer, i cili e ka bërë një kthim pozitiv në skuadrën e Manchester Unitedit.

 Norvegjezi i ka fituar dhjetë nga 12 ndeshjet e zhvilluara si trajner i “Djajve të kuq”, duke e zhvendosur United në vendin e 4 në renditje.

Mourinhos iu dha një kontratë e re nga klubi në janar të vitit të kaluar, që e rriti pagën e tij vjetore në rreth 13.5 milionë euro, me datë skadimi në qershor të vitit 2020.

 Në këtë kontratë, klubi e kishte opsionin për t’ia vazhduar kontratën portugezit edhe për 12 muaj të tjerë.

Por, forma e tmerrshme e “Djajve të kuq” gjatë fundit të vitit të kaluar, bëri që portugezi ta humbte punën e tij më 18 dhjetor.

Në vend të tij erdhën persona që kishin qenë të afërt me klubin edhe më parë, si ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, dhe ish-ndihmës trajneri i Sir Alex Fergusonit, Mike Phelan.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport josë mourinho manchester united josë mourinho manchester united

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2019, 11:22

David Alaba: Nuk i trembem Salah-ut

Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba, nuk trembet nga kërcënimi i sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah, ndërsa austriaku ka pasur eksperienca me lojtar të ...

Sport 14 Shkurt 2019, 11:01

Lopetegui pret oferta nga klubet në Premier League

Ish trajneri i Real Madrid, Julen Lopetegui, është i hapur për menaxhimin e një klubi në Premier League nëse atij i jepet mundësia, duke thënë se i pëlqen atmos...