Sport

Vjen Bernabeu i ri. Real Madridit i aprovohet kredia prej 575 milion eurove

14 Shkurt 2019, 14:50 Nga DOSJA
Vjen Bernabeu i ri. Real Madridit i aprovohet kredia prej 575 milion eurove

Dy banka amerikane, bashkë me një institucion  financiar spanjoll, bëjnë me dije se plani i Florentino Perezit për rimodelimin e Santiago Bernabeut është një hap më afër.

Sipas El Confidencial, Real Madridit tashmë i është lëshuar kredia e nevojshme financiare për rimodelimin e stadiumit Santiago Bernabeu.

Bankat amerikane, Bank of America Merril Lynch dhe JP Morgan kanë rënë dakort t’i japin gjigantit të futbollit spanjoll një kredi në vlerë 575 milionë euro, pas një marrëveshjeje e cila përfshinë edhe bankat spanjolle Santander dhe CaixaBank, edhe pse këto të dyja do të përfshihen më pak.

Siç pati njoftuar El Confidencial më 15 tetor të vitit 2018, JP Morgan ishte kandidati numër një për t’u bërë financuesi më i madh i Real Madridit.

 Real Madridi pritet të paguajë kredinë gjatë 30 viteve të ardhshme, me një interes minimal prej 2.5%, e cila përkthehet në një pagesë vjetore prej 25 milionë euro.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport florentino perez real madrid santiago bernabeu florentino perez real madrid santiago bernabeu

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2019, 11:22

David Alaba: Nuk i trembem Salah-ut

Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba, nuk trembet nga kërcënimi i sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah, ndërsa austriaku ka pasur eksperienca me lojtar të ...