Politike

E ka kaluar COVID? Basha i pasigurtë: Basha: Unë, nuk… Duhet të bëj seriologjikun!

6 Prill 2021, 05:23 Nga DOSJA
E ka kaluar COVID? Basha i pasigurtë: Basha: Unë, nuk… Duhet

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se nuk ka dijeni nëse e ka kaluar Covid. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Basha tha se ende nuk ishte vaksinuar ndaj dhe të gjitha takimet me qytetarët i zhvillon duke respektuar rregullat e pandemisë të vendosura nga Komitetit Teknik i Ekspertëve. 

PJESË NGA BISEDA: 

A e keni kaluar Covid-19?

Basha: Unë, nuk…Duhet të shkoj të bëj seriologjikun.

E keni bërë vaksinën?

Basha: Jo, nuk jam vaksinuar.

Dhe i bëni këto takime që bëni?

Basha: Të gjitha takimet e fushatës time janë me protokoll anti-Covid. Nëse e ke fjalën për pritjet spontane që më bëhen, dua t’iu them se nuk ka njeri t’i kontrollojë entuziasmin e njerëzve për të larguar këtë qeveri dhe kryeministër. Ejani me mua dhe përpiquni ju ta ndaloni. Unë jap dy mesazhe të shkurtra, i them të vendosin maskat dhe të respektojnë distancat.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll