Bota

Certifikatat Covid! Si do përdoren, për çfarë do shërbejnë dhe kur mund të fillojë përdorimi i tyre?

6 Prill 2021, 06:45 Nga DOSJA
Certifikatat Covid! Si do përdoren, për çfarë do

Angli-Qeveria Britanike po ndërmerr hapa për të hartuar një skemë lidhur me faktin nëse “Certifikatat Covid” do të hyjnë në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar. Ky certifikim i statusit Covid mund të përdoret për të rimëkëkmbur ekonominë, për të kufizuar distancat sociale dhe për të përmirsuar sigurinë.

Këto çertifikata regjistrojnë nëse personi që e zotëron është vaksinuar dhe ka bërë një test me rezultat negativ kohët e fundit. Personat që kanë dalë pozitiv për virusin gjatë gjashtë muajve të fundit, kosiderohen persona me imunitet natyror nga virusi. Këto lloj certifikatash do të përdoren për të kontrolluar hyrje-daljet nga vendi, në pub-et e natës dhe në vendet me rrezik por jo në institucionet publike ose në dyqane apo në shërbimet e transportit publik, shkruan The Guardian

Nuk ka ende një datë zyrtare kur këto çertifikata do fillojnë të përdoren, ndërsa Boris Johnson tha të hënën në konferencën për shtyp të Downing Street se pasaportat e vaksinave do filojnë përdorimin jo më shpejt se 21 qershori.

Një arsye kryesore për perdorimin e tyre e cituar është se ato mund të luanin një rol në ngjarje masive “për të ndihmuar në menaxhimin e rreziqeve kur grupe njerëzish bashkohen në afërsi”

Sistemi është lidhur gjithashtu me një rishikim të rregullave të distancimit shoqëror, me qeverinë duke deklaruar se “çdo relaksim në distancimin shoqëror lidhet me pyetjet që hulumtohen nga rishikimi i certifikimit të statusit Covid”.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota boris johnson britania e madhe çertifikatat covid boris johnson britania e madhe çertifikatat covid

Sondazh

Poll