Bota

Papa kujton të sëmurët në shtëpitë e përkujdesjes

6 Prill 2021, 06:04 Nga DOSJA
Papa kujton të sëmurët në shtëpitë e

Papa Françesk u bëri thirrje katolikëve në të gjithë botën që të frymëzohen nga “fuqia e ringjalljes” së Jezuit. “Të gjesh Krishtin do të thotë të gjesh paqe në zemër”, tha ai të hënën e Pashkëve gjatë lutjes së mesditës në Vatikan. Kreu i kishës dërgoi përshëndetje të veçanta për të sëmurët, të moshuarit dhe njerëzit në shtëpitë e përkujdesjes.

Të dashur motra dhe vëllezër, në atmosferën e Pashkëve që karakterizon ditën e sotme, unë përshëndes ngrohtësisht këdo që po ndjek këtë moment të lutjes përmes medieve sociale të komunikimit. Veçanërisht mendoj për të gjithë njerëzit e moshuar dhe të sëmurë, që janë të pranishëm që nga shtëpia ose nga shtëpitë e përkujdesjes. Unë ju dërgoj fjalë inkurajimi dhe vlerësimi të gjithëve për dëshminë tuaj: Unë jam pranë jush!

Kreu i Kishës Katolike deklaroi se dëshironte t’u dërgonte atyre një shenjë shprese dhe inkurajimi. 84-vjeçari e tha lutjen e tij në bibliotekën e Pallatit Apostolik. Ndër të tjera, lutja u transmetua në internet. Për shkak të masave të rrepta mbrojtëse ndaj Covid-19, aktualisht nuk ka pothuajse asnjë pelegrin në Romë. Sheshi i Shën Pjetrit ishte pothuajse i zbrazur.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota papa francesk pashket te moshuarit te semuret vatikani papa francesk pashket te moshuarit te semuret vatikani

Sondazh

Poll