Bota

Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës, shoqërohet nga dy vajzat dhe bashkëshorti, betohet në sheshin

6 Prill 2021, 06:35 Nga DOSJA

KOSOVË– Vjosa Osmani është zyrtaritsht Presidentja e Kosovës! Osmani e ka pranuar detyrën e re, në një ceremoni në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet paraditen e sotme.

Detyrën, asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë ishte ushtrues detyre i presidentit.  Ceremonia shtetërore nuk ishte e zakonshme, për shkak të kufizimeve të pandemisë COVID-19, megjithësi pati pjesëmarrës. Në ceremoni kanë marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Para se të merrte detyrën Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me krye parlamentarin Glauk Konjfuca. Pas pranimit zyrtar të detyrës, të pranishmit kanë shkuar në ndërtesën e presidencës, ku është edhe zyra e re e Osmanit.

Osmani është shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriun dhe nga dy vajzat binjake.

 

 

 

 

Në vijim, janë paralajmëruar disa aktivitete të Osmanit, përfshirë këtu edhe homazhe në varret e dëshmorëve dhe varrin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19 nuk do të organizohet një Ceremoni e Inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës. Mirëpo, do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e presidencës.

Vjosa Osmani është Presidentja e gjashtë e Kosovës. Me 71 vota, Osmani është bërë e dyta grua që mban këtë post dhe drejton shtetin e Kosovës.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani vjosa osmani

Sondazh

Poll