Bota

E zgjodhën si Presidente, Osmani: Vullneti i qytetarëve u plotësua

5 Prill 2021, 17:28 Nga DOSJA
E zgjodhën si Presidente, Osmani: Vullneti i qytetarëve u

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falenderuar të gjithë qytetarët si dhe deputetët në sallë që votuan atë. Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se vullneti i qytetarëve i shprehur në 14 shkurt më në fund është përmbyllur dhe se ajo do të bëjë çdo gjë që ka në dorë për të përmbushur pritshmëritë që njerëzit kanë. Osmani ka shkruar se çdp veprim i drejtë i sjellë ata një hap më afër Kosovës që duan dhe se do të bëjnë çdo gjë që të bëjnë vendin sa më të mirë. Ajo gjithashtu është shprehur se kur njerëzit zgjedhin rrugën e drejtë për të ndjekur pengesat janë gjithmonë më të mëdha por ata do t’i kalojnë këto pengesa.

Postimi i plotë:

Mbrëmë e përmbyllëm dinjitetshëm një kaptinë të zgjedhjeve demokratike, si dhe e vulosëm edhe njërin ndër shembujt më të mirë të funksionimit të demokracisë, duke respektuar në plotëni vullnetin e qytetarëve. Vullneti i qytetarëve, i shprehur më 14 shkurt u plotësua dhe institucionet e vendit të dala nga ky vullnet u konstituuan plotësisht. Jam plotësisht e vetëdijshme për pritshmëritë që ju i keni. Por, po ashtu jam e vetëdijshme që misioni ynë është shumë më shumë se sa angazhim politik, ngaqë se çdo mision i nisur me bekimin e qytetarëve e që derivon nga vullneti i tyre, është mbi të gjitha, mision fisnik.

Andaj nga ne pritet të dijmë të dallojmë se si të ndajmë të mirën nga e keqja, të bëjmë diferencën në mes të së tashmes dhe të kaluarës, të dijmë se kur është koha e duhur të ndërmarrim veprime madhore, duke u siguruar që çdo veprim i yni na sjell një hap më afër Kosovës për të cilën flasim kaq shumë; një hap më afër Kosovës ashtu siç e duam dhe e ëndërrojmë. Të luftosh padrejtësitë e të sfidosh veprimet e gabuara, të shtysh përpara kauza që e përmirësojnë jetën e njerëzve që na rrethojnë, të qëndrosh fort prapa bindjeve tuaja kur e di që diçka është e drejtë dhe duhet bërë, nuk është thjesht çështje e një vote apo deklarimi publik, është përmbushja më e madhe dhe arritja më kulminante në realizimin me sukses të misionit tonë në këtë rrugëtim politik. Veprime të tilla, veprime guximtare, veprime që i japin kah shpresëngjallës historisë, janë dëshmia më e pastër e madhështisë së secilit e secilës nga ne.

Kur zgjedhet rruga e drejtë, asnjëherë nuk është e lehtë e pengesat janë të mëdha. Por kur përballeni me to, kujtojeni gjithnjë atë që heroi ynë kombëtar Jusuf Gërvalla e shkroi si mësim që kishte marrë nga nëna e tij, Nëna Ajshe: “Rruga e nderit është më e zorshmja, por është e vëtmja rrugë e drejtë për njeriun. E kush është munduar për nder, nder ka gjetë”! Në këtë rrugëtim, shpresoj t’u kem të gjithëve bashkudhëtarë. Na priftë e mbara!

Ditën e djeshme Vjosa Osmani u zgjodh si Presidente e Kosovës. Ajo u zgjodh si Presidente në raundin e tretë të votimit për shkak se në të parin dhe në ë dytin nuk mori votat e duhura.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2021, 14:40

BE-Bashkimi Europian, ka shprehur një ‘shqetesim te madh’ për levizjet ushatarake të Rusise pranë kufirit me Ukrainën.Josep Borrell, shefi i Bashkimit Europian ...