Bota

Erdogan telefonon Vjosa Osmanin: Përgëzova Presidenten e re të Kosovës, marrëdhëniet tona do të forcohen me epokën e re

5 Prill 2021, 19:59 Nga DOSJA
Erdogan telefonon Vjosa Osmanin: Përgëzova Presidenten e re të

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka uruar ditën e sotme Vjosa Osmanin për postin e Presidentes që mori. Në një postim në Twitter, ai shkroi se ka bërë një bisedë telefonike me Osmanin dhe kanë diskutuar për marrëdhëniet dhe çështjet rajonale. Në postim Erdogan ka shkruar se me kalimin e kohës dhe në këtë epokë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë do të forcohen më shumë akoma.

“Sot e përgëzova presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu përmes një telefonate. Në bisedën tonë me Osmani-Sadriun diskutuam rreth çështjeve rajonale dhe marrëdhëniet e tyre. Unë shpreha qëndrimin konstruktiv të shoqërisë turke, një pjesë integrale e strukturës multikulturore të Kosovës në procesin e qeverisë së re dhe zgjedhjet presidenciale. Gjithashtu unë shpreha bindjen time se miqësitë historike dhe marrëdhëniet e vëllazërisë do të forcohen edhe në epokën e re. Në bisedën tonë, unë deklarova se bashkëpunimi i shumanshëm midis vendeve tona kontribuon në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit”,shkruhet në postim.

Cumhurbaşkanı @RTErdogan, Kosova’nın yeni Cumhurbaşkanı seçilen Vjosa Osmani-Sadriu ile bir telefon görüşmesi gerçekleştirerek kendisini tebrik etti. pic.twitter.com/5uouCGQeRE

— T.C. Cumhurbaşkanlığı (@tcbestepe) April 5, 2021

Ditën e djeshme Vjosa Osmani u zgjodh si Presidente e Kosovës. Ajo u zgjodh si Presidente në raundin e tretë të votimit për shkak se në të parin dhe në ë dytin nuk mori votat e duhura.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota rexhep taajip erdogan vjosa osmani rexhep taajip erdogan vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2021, 14:40

BE-Bashkimi Europian, ka shprehur një ‘shqetesim te madh’ për levizjet ushatarake të Rusise pranë kufirit me Ukrainën.Josep Borrell, shefi i Bashkimit Europian ...