Bota

Infektimet e rritura në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë: 97% e rasteve janë nga varianti britanik

5 Prill 2021, 16:30 Nga DOSJA
Infektimet e rritura në Kosovë, Ministri i

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka deklaruar se Kosova është ‘pushtuar’ nga mutacioni britanik. Në një deklaratë për mediat, Vitia ka thënë se në Kosovë 97% e të infektuarve janë me këtë mutacion dhe se ky është edhe arsyeja që shkollat janë mbyllur, pasi ai prek më shumë të rinjtë. Vitia gjithashtu ka thënë se gjendja e spitaleve në Kosovë është shumë e rëndë dhe se brenda pak ditëve në Kosovë të shtruarit do të zënë të rreth 1000 shtretër.

“Mbi 97 për qind e mostrave kanë rezultuar pozitiv me variantin britanik dhe e ndryshon situatën epidemiologjike. Ky variant është dëshmuar se është shumë më shpërndarës, varianti britanik i virusit sulmon më shumë të rinjtë dhe të rejat sesa varianti klasik i coronavirusit, kjo ka shtuar edhe nevojën për ndërmarrjen e masave sa më shpejt. Një nga arsyet e intervinimit të mbylljes së shkollave është ky variant. Varianti ka shtuar shqetësimet dhe ka rritur alarmin. Gjendja në spitalet tona është e rëndë. Sipas projeksioneve të profesionistëve shëndetësor nëse shkojmë më këtë ritëm brenda pak ditësh numri i të shtrirëve në spitalet tona do të kalojë mbi 1 mijë. Një pjesë tjetër e qytetarëve më të drejtë kanë fajësuar fushatën elektorale për rritjen e rasteve të infektimit. Edhe kjo është e vërtetë. Çfarëdo tubimi masiv është super shpërndarës”, deklaroi ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë janë regjistruar 91 079 persona me Covid, ndërsa 1892 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora arben vitia situata me covid ne kosove arben vitia situata me covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2021, 14:40

BE-Bashkimi Europian, ka shprehur një ‘shqetesim te madh’ për levizjet ushatarake të Rusise pranë kufirit me Ukrainën.Josep Borrell, shefi i Bashkimit Europian ...