Bota

Kurti: Nuk pranojmë vaksina nga vendet që nuk na njohin si shtet

5 Prill 2021, 15:33 Nga DOSJA
Kurti: Nuk pranojmë vaksina nga vendet që nuk na njohin si shtet

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova nuk mund të marrë vaksina nga të gjitha vendet që ia ofrojnë. Një një deklaratë, Kurti është shprehur se ata kanë për qëllim që të marrin vaksina vetëm nga vendet që e njohin Kosovën si shtet, si dhe ofertave që ju vijnë nga vendet që nuk i njohin do t’i refuzojnë.

“Duhet ta keni parasysh që Kosova duke qenë që nuk njihet nga jo pak shtete në botë, nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej. Orientimi ynë është me shtetet që na kanë njohur andaj edhe e kemi rezervën tonë dhe qëndrimin tonë karshi ofertave të ndryshme të cilat mund të na vinë nga shtetet mosnjohëse”, ka shtuar ai.

Kosova është shteti që filloi vaksimin e popullsisë i fundit në Ballkan. Vaksimini filloi nga vaksinat e marra nga COVAX-i. Më parë Kosovës i kanë ofruar vaksina shtetet si Kina, Serbia, Rusia të cilët janë refuzuar.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti vaksinimi ne kosove albin kurti vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2021, 14:40

BE-Bashkimi Europian, ka shprehur një ‘shqetesim te madh’ për levizjet ushatarake të Rusise pranë kufirit me Ukrainën.Josep Borrell, shefi i Bashkimit Europian ...