Bota

Mësim online/ Për 11 ditë! Kosova mbyll vendin në orën 22:00, qëndrojnë hapur vetëm marketet, farmacitë dhe furrat, rre

5 Prill 2021, 14:09 Nga DOSJA
Mësim online/ Për 11 ditë! Kosova mbyll vendin në orën

KOSOVË– Kosova është mbyllur pjesërisht për 11 ditë. Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja për prandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke e mbyllur vendin nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Masat do të nisin të jenë aktive nga mbrëmja e të mërkurës dhe gjatë kësaj fashe orare, nuk do të lejohet qarkullimi i qytetarëve përveç rasteve emergjente.

Nga data 7 prill, deri në 18 të gjitha restorantet, lokalet e qendrat tregtare do të qëndrojnë të mbyllura. Restorantet do të lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

Dyqanet ushqimore, furrat dhe farmacitë do të jenë të vetmet biznese që do të lejohen të jenë të hapura gjatë këtyre 11 ditëve, përgjatë fashës orarë 22:00-05:00. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar (nga data 12 prill deri me 18 prill), dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data (7 prill deri me datë 18 prill) janë të detyruara që të organizojnë online të gjitha aktivitetet mësimore. Ndërkaq, institucionet parashkollore vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19.

Konviktet dhe mensat, me masat e reja, pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill 2021. Me masat e reja ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Për qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, sipas listës zyrtare të Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit, në të kundërtën duhet të vetizolohen për shtatë ditë.

Në 24 orët e fundit 11 persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e infektimit me Coronavirus si dhe 512 persona janë infektuar me COVID-19. Gjatë së njëtës periudhë kohore janë shëruar 524 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.957 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.284.

Numri total i rasteve pozitive është 94.167. Nga numri total i mostrave të testuara, 97.27 për qind e tyre ishin me variantin britanik dhe asnjë me variantin e Afrikës së Jugut.

Për shkak të situatës ku varianti britanik është i përhapur më shumë, Qeveria vendosi të minimizojë sa më shumë ekspozimin ndaj COVID-19 që të ngadalësohet përhapja e tij, në mënyrë që kapacitetet e shërbimit spitalor të jenë të përballueshme dhe të menaxhueshme.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove kosove mbyllet kosova koronavirusi ne kosove kosove mbyllet kosova

Sondazh

Poll