Bota

NATO në alarm, Rusia vendos bazë ushtarake në Artik, teston armët e saj më të reja

5 Prill 2021, 12:51 Nga DOSJA
NATO në alarm, Rusia vendos bazë ushtarake në Artik, teston

ARTIK– Rusia po grumbullon një forcë të paparë ushtarake në Arktik dhe po teston armët e saj më të reja në një rajon pa akull për shkak të emergjencës së klimës, në një përpjekje për të siguruar bregdetin e saj verior dhe për të hapur një rrugë kyçe transporti nga Azia në Evropë.

Ekspertët e armëve dhe zyrtarët perëndimorë kanë shprehur shqetësim të veçantë për ‘super-armën’ ruse, silurën Poseidon 2M39, e cila do të jetë pa pilot dhe do të mundësohet nga një reaktor bërthamor, informon CNN.

Ekspertët tregojnë se arma është reale dhe tashmë është në realizim. Kreu i inteligjencës norvegjeze tregoi për CNN se agjensia e ka  vlersuar Poisedon si pjesë e llojit të ri të armëve  parandaluese bërthamore. Nils Andreas Stensønes shprehet: “Është në fazën e testit. Por është një sistem strategjik i drejtuar në shënjestra të caktuara… Prandaj ka një ndikim përtej rajonit, ku po e testojnë aktualisht”.

(M.P)\dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota baza ushtarake ruse ne artik poseidon 2m39 rusi baza ushtarake ruse ne artik poseidon 2m39 rusi

Sondazh

Poll