Bota

Albin Kurti mbledh qeverinë, pritet të ashpërsohen masat anti-Covid pas rritjes së rasteve dhe viktimave

5 Prill 2021, 10:58 Nga DOSJA
Albin Kurti mbledh qeverinë, pritet të ashpërsohen masat

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti raportohet se në ora 15:00 do të mbajë mbledhje me ministrat e qeverisë së tij.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se çfarë do të diskutohet. Megjithatë, ditëve të fundit, është përfolur se do të merren disa masa të reja Anti Covid, në kohën kur në Kosovë janë rritur dukshëm shifrat ditore të të infektuarve.

Sipas Express, nga ekzekutivi janë takuar gjatë fundjavës me kryetarët e komunave dhe gastronomët, ndërsa është bërë e ditur se do të merret vendim që nga data 6 prill deri më datë 12 prill të mbyllen lokalet e gastronomisë dhe qendrat tregtare.

Këtë vendim e kanë kundërshtuar përfaqësues të shoqatës së gastronomëve derisa të cilët do të mbledhin Këshillin Drejtues sot në ora 14:00.

Vetëm në 24-orëshin e fundit, 680 persona kanë rezultuar pozitiv pas testit me COVID 19, ndërsa, 9 persona kanë ndërruar jetë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti qeveria kurti 2 albin kurti qeveria kurti 2

Sondazh

Poll