Bota

Vrasja e George Floyd/ Kongresmenia Omar: Minneapolis ‘në avantazh’ për të marrë drejtësi mbi rezultatin e gjyqit ndaj

5 Prill 2021, 09:49 Nga DOSJA
Vrasja e George Floyd/ Kongresmenia Omar: Minneapolis ‘në

SHBA– Ndërsa gjyqi i ish oficerit të policisë së Minneapolis, Derek Chauvin për vdekjen e George Floyd nisi javën e tij të dytë, kongremenia demokrate, Ilhan Omar tha se banorët qëndrojnë “në avantazh” për rezultatin.

“Komuniteti është në avantazh për këtë. Ne kemi parë që drejtësia nuk jepet në komunitetin tonë për shumë vite. Unë mendoj se ka shumë besim te prokurori i përgjithshëm i shtetit, Keith Ellison dhe prokurorët në këtë rast, por ne të gjithë po presim me padurim të shohim se si do të shkojë ky gjyq.”– tha Omar.

Floyd, 46 vjeç, vdiq majin e kaluar kur Chauvin u gjunjëzua në qafë për më shumë se nëntë minuta gjatë arrestimit të tij. Vrasja shkaktoi protesta ndërkombëtare kundër brutalitetit të policisë dhe padrejtësisë racore. Shumica dërrmuese e protestave ishin paqësore, por në Minneapolis dhe qytete të tjera disa u bënë të dhunshme.

Sipas Guardian, Chauvin përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë pa dashje, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë. Ai është deklaruar i pafajshëm. Tre oficerë të tjerë do të përballen me gjykime të ndara.

Sot, prokurorët pritet të thërrasin shefin e departamentit të policisë, Medaria Arradondo si dëshmitar. Është e rrallë, në mos e padëgjuar, që një shef policie të dëshmojë kundër një ish-oficeri. Ekspertët kanë thënë se dëshmia e Arradondos mund të hapë derën për më shumë shefa të thirrur në të ardhmen.

Dëshmia e Arrandodo pritet të jetë një mjet i fuqishëm për prokurorët, pasi ata kërkojnë të hedhin poshtë pretendimin e mbrojtjes se vendimi Chauvin për të mbajtur gjurin në qafën e Floyd ishte në përputhje me përdorimin forcës së udhëzuar.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota derek chauvin ilhan omar vrasja e george floyd derek chauvin ilhan omar vrasja e george floyd

Sondazh

Poll