Bota

Epidemiologët/ Vaksina të reja pas një viti, shkak mutacionet

5 Prill 2021, 08:39 Nga DOSJA
Epidemiologët/ Vaksina të reja pas një viti, shkak mutacionet

SHBA-Pak kohë më parë ekspertët thanë se kjo vaksinë e Covid-19 mund të duhet të bëhet çdo 6 muaj pasi efekti i antitrupave mund të zhduket. Tashmë ka një lajm të ri që sipas epidemiologëve vaksina duhet të ndryshojë pas 1 viti.

Gjithashtu epidemiologët nga disa prej instuticioneve kryesore akademike në botë dhanë një paralajmërim të ashpër lidhur me rrezikun që bota po ndërrmer duke mos siguruar që të gjitha vendet të kenë vaksina të mjaftueshme për të mbrojtur njerëzit nga nga COVID-19.

Në një publikim nga Reliefweb tregohet se sipas një sondazhi të 77 epidemiologëve nga 28 vendet, të kryer nga Aleanca e Vaksinave të Popullit dy të tretat menduan se kishim një vit ose më pak, para se virusi të shndërrohej në masën që shumica e vaksinave të gjeneratës së parë të bëhen joefektive dhe të reja ose kërkohen vaksina të modifikuara.

Devi Sridhar, profesor i Shëndetit Publik Global në Universitetin e Edinburgut, tha: “Sa më shumë që virusi të qarkullojë, aq më shumë ka gjasa që të shfaqen mutacione dhe variante, të cilat mund t’i bëjnë vaksinat tona aktuale joefektive. Në të njëjtën kohë, vendet e varfëra po lihen pa vaksina dhe pajisje themelore mjekësore si oksigjeni.

“Siç kemi mësuar, viruset nuk kujdesen për kufijtë. Ne duhet të vaksinojmë sa më shumë njerëz, kudo në botë, sa më shpejt që të jetë e mundur. Pse të presësh dhe të shikosh në vend që të shkosh përpara kësaj- tha Devi Sridhar.

Shumica dërrmuese e ekspertëve – 88% e tyre thanë që mbulimi i vazhdueshëm i ulët i vaksinave në shumë vende do ta bënte më të mundshme shfaqjen e mutacioneve rezistente.

m.pdosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 epidemiologet shprehen vaksina te reja pas nje viti covid-19 epidemiologet shprehen vaksina te reja pas nje viti

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2021, 07:14

2020-ta vit i keq edhe për hajdutët!

GJERMANI– Shoqata Gjermane e Shoqërive të Sigurimeve GDV njoftoi në raportin e saj vjetor, se në Gjermani ka rënë numri i vjedhjeve të banesave dhe se në ...