Bota

Indonezi/ Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut shkaktojnë 70 viktima

5 Prill 2021, 08:27 Nga DOSJA
Indonezi/ Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut shkaktojnë 70

INDONEZI- Pas përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut që goditi Indonezinë dhe Timorin Lindor kanë vdekur të paktën 71 njerëz.

Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi shkatërrim të gjerë në fqinjët e Azisë Juglindore, me ujë nga digat e tejmbushura që zhytën mijëra shtëpi.

Më shumë se 40 persona janë ende të zhdukur në Indonezi dhe zyrtarët paralajmërojnë që numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë.

“Ka 55 të vdekur, por ky numër është shumë dinamik dhe patjetër që do të ndryshojë, ndërsa rreth 42 njerëz janë ende të zhdukur,”– i tha zëdhënësi i Agjencisë Indoneziane të Zbutjes së Katastrofave Raditya Djati transmetuesit MetroTV.

“Balta dhe moti ekstrem janë bërë një sfidë serioze dhe mbeturinat e grumbulluara kanë penguar ekipin e kërkimit dhe shpëtimit,”– tha Djati për BBC në lidhje me situatën në Indonezi.

“Ne dyshojmë se shumë njerëz janë varrosur, por nuk është e qartë se sa janë zhdukur,” tha kolegu i tij Alfons Hada Bethan, kreu i agjencisë së katastrofës East Flores.

“Të evakuuarit janë shpërndarë. Ka qindra në secilin nën rreth por shumë të tjerë po qëndrojnë në shtëpi. Ata kanë nevojë për ilaçe, ushqim, batanije.”-vijoi ai.

Në Timorin Lindor, i njohur gjithashtu si Timor Leste, të paktën 21 njerëz kanë vdekur.

Presidenti indonezian Joko Widodo ka shprehur ngushëllimet e tij dhe i nxiti njerëzit të ndjekin këshillat nga zyrtarët gjatë periudhave ekstreme të motit.

“Unë kam urdhëruar që përpjekjet për ndihmë nga katastrofat të kryhen shpejt dhe mirë, për shembull për ndihmën e shërbimit shëndetësor, disponueshmërinë e logjistikës dhe nevojat themelore për të zhvendosurit dhe riparimin e infrastrukturës,” tha ai.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alfons hada bethan joko widodo permbytje ne indonezi alfons hada bethan joko widodo permbytje ne indonezi

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2021, 07:14

2020-ta vit i keq edhe për hajdutët!

GJERMANI– Shoqata Gjermane e Shoqërive të Sigurimeve GDV njoftoi në raportin e saj vjetor, se në Gjermani ka rënë numri i vjedhjeve të banesave dhe se në ...