Bota

E bija u zgjodh president e Kosovës, flet nëna e Vjosa Osmanit: E kemi ditur që do të fitojë!

5 Prill 2021, 07:31 Nga DOSJA
E bija u zgjodh president e Kosovës, flet nëna e Vjosa Osmanit: E kemi

KOSOVË– Nëna e Vjosa Osmanit ka folur për herë të parë pasi e bija u zgjodh president e Kosovës ditën e djeshme, me 71 vota pro.

Në një intervistë për T7, nëna e Osmanit ka treguar se që në fëmijëri, Osmani shprehej se do bëhej presidente.

Kosova e ka votuar, jemi kënaqur. Që në fëmijëri thoshte se do bëhëm presidente. Ka qenë shumë fëmijë i përkushtuar, krenohem me të”.

Po ashtu, nëna e Osmanit është shprehur se gjatë seancës ka qenë në stres, por ka pasur besim dhe e dinte që ajo do fitonte.

Si çdo familje kemi qenë në stres, po në fund e kemi ditur që do të fitojë sepse në raundine t retë er kishte të sigurtë”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se vajzën e ka uruar përmes telefonit.

Nuk kemi komuniku, ajo ka qenë e nxanë nuk e pengojmë kur është duke punu. Kam qenë me bashkëshortin, djalin, nusen, ata jetojnë të gjithë në Prishtinë, po mbrëmë ka qenë këtu. Veç urimin ja kemi përcjellë përmes telefonit”, tha ajo.

Vjosa Osmani është zyrtarisht Presidentja e gjashtë e Kosovës. Me 71 vota, Osmani është bërë e dyta grua që mban këtë post dhe drejton shtetin e Kosovës. Me brohoritje dhe duartrokitje, Osmani foli nga salla e Kuvendit, ku premtoi drejtësi Kosovën dhe deklaroi se nuk do të ndalej deri në momentin që Serbia të japë llogari për masakrat e kryera gjatë luftës.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora nena e vjosa osmanit vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves nena e vjosa osmanit vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2021, 07:14

2020-ta vit i keq edhe për hajdutët!

GJERMANI– Shoqata Gjermane e Shoqërive të Sigurimeve GDV njoftoi në raportin e saj vjetor, se në Gjermani ka rënë numri i vjedhjeve të banesave dhe se në ...