Bota

Bilanci në botë! SHBA dhe Brazili më të goditurat nga COVID-19, India thyen rekord, shënon mbi 100,000 raste brenda 24 orë

5 Prill 2021, 07:57 Nga DOSJA
Bilanci në botë! SHBA dhe Brazili më të goditurat nga

BOTË – Pandemia e COVID-19 shënon çdo ditë shifra rekord të infektuarish. Deri më tani në rang global janë shënuar 131,938,133 raste të infektuara, prej të cilëve 2,866,656 kanë ndërruar jetë.

Vendi më i prekur nga pandemia në të gjithë botën mbetet Amerika, e ndjekur nga Brazili, India, Franca, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar.  Vendi më i prekur në Europë është Franca, e ndjekur nga Italia, Turqia, Spanja dhe Gjermania.

India shënon mbi 100,000 raste me COVID në 24 orë 

India regjistroi të hënën rekord të rasteve ditore me koronavirus: 103,588. Është vendi i parë, pas Shteteve të Bashkuara, që shënon mbi 100,000 raste të reja në një ditë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri total i të infektuarve në Indi ka arritur tani në 12.6 milionë.

SHBA me ritme të shpejta vaksinimi!

Shtetet e Bashkuara kanë administruar më shumë se 165 milion doza të vaksinave kundër koronavirusit deri të dielën në mëngjes, ndërsa në vend janë shpërndarë afro 208 milionë doza, thuhet në njoftimin nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Vaksinimi në botë 

Më shumë se 649 milion doza vaksinash janë administruar në të gjithë botën, e barabartë me 8.5  doza për çdo 100 njerëz. Ekziston tashmë një hendek i fortë midis programeve të vaksinimit në vende të ndryshme, ku shumë vende akoma  nuk kanë raportuar një dozë të vetme vaksinimi. 

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bilanci ne bote bilanci ne bote

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2021, 07:14

2020-ta vit i keq edhe për hajdutët!

GJERMANI– Shoqata Gjermane e Shoqërive të Sigurimeve GDV njoftoi në raportin e saj vjetor, se në Gjermani ka rënë numri i vjedhjeve të banesave dhe se në ...