Bota

“Eja për pikë t’qefit”/ I thirret emri në Kuvend, Xhavit Haliti shijon Pogradecin, nuk paraqitet në seancë

4 Prill 2021, 15:59 Nga DOSJA
“Eja për pikë t’qefit”/ I thirret emri në

KOSOVË– Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti nuk është parë i pranishëm në seancën e sotme ku ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e presidentit. Halitit iu thërrit emri por ai nuk u pa që të çohej dhe të votonte, pasi për momentin ndodhet në Pogradec, në Shqipëri.

Më herët, siç raportuan mediat e Kosovës, LVV i bëri ftesë Halitit që të vijë për të votuar në seancë, “Për pikë t’qefit” për Vjosa Osmanin, ashtu siç bëri me votën për Gluak Konjufcën për kryeparlamentar.

Ai vetë ka thënë se ndodhet në Pogradec dhe se nuk e ka ditur që sot ka seancë.  Tashmë votimi është mbyllur dhe po numërohen letrat.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora xhavit haliti zgjedhja e presidentit ne kosove xhavit haliti zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll