Bota

Votoi për Glauk Konjufcën ‘për pikë të qejfit’/ Xhavit Haliti ftohet nga LVV të votojë për të njëjtën arsye Vjosa

4 Prill 2021, 13:56 Nga DOSJA
Votoi për Glauk Konjufcën ‘për pikë të

KOSOVË– Lëvizja Vetë Vendosja dhe Lista Guxo shpresojnë që deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti të vijë ditën e sotme në orën 17:00 nga Shqipëria në Kuvendin e Kosovës për të votuar për Vjosa Osmanin presidente.

‘Për pikë t’qefit“, ka thënë Haliti për ‘Gazeta Express’ kur u pyet se pse ishte i vetmi deputet opozitar që e votoi Glauk Konjufcën e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit. Për të njëjtën arsye, dy partitë shpresojnë që ai do të votojë për Osmanin.

Xhavit Haliti, nuk ishte prezent ditën e djeshme në procesin e votimit.

Unë nuk e kam ditur, nuk më ka thënë askush. Unë jam në Pogradec, qysh kam me votu prej Pogradecit?”, tha Haliti. “Unë kam ardhur në Pogradec dhe nuk e kam ditur që ka seancë të Kuvendit. Unë nuk jam i punësuar që të punoj edhe të shtunën dhe të dielën dhe as nuk ka pasë paralajmërim që do të ketë seancë”.

Më përpara, Haliti është shprehur se do ta votonte Vjosa Osmanin për presidente, pasi kjo ishte kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Do ta votoj Vjosa Osmanin për presidente dhe do duhej ta votonin të gjithë deputetët sepse pos tjerash është kërkesë e SHBA-së”, tha Haliti.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora xhavit haliti zgjedhja e presidentit ne kosove xhavit haliti zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll