Bota

ZHVILLIMET/ Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës me 71 vota, betohet para deputetëve: Zotohem se do punoj çdo ditë, nu

4 Prill 2021, 05:23 Nga DOSJA
ZHVILLIMET/ Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës me 71 vota, betohet

KOSOVË– Vjosa Osmani është zyrtarisht Presidentja e gjashtë e Kosovës. Me 71 vota, Osmani është bërë e dyta grua që mban këtë post dhe drejton shtetin e Kosovës. Me brohoritje dhe duartrokitje, Osmani foli nga salla e Kuvendit, ku premtoi drejtësi Kosovën dhe deklaroi se nuk do të ndalej deri në momentin që Serbia të japë llogari për masakrat e kryera gjatë luftës.

Në fjalën e parë si Presidente e Kosovës, Osmani u shpreh se populli i Kosovës vjen nga një histori me vuajtje e masakra dhe se nuk ka nevojë të shohë jashtë parlamentit për të kuptuar vuajtjet e atij populli. Ajo u bëri thirrje të gjitha grave e vajzave që të ëndërrojnë e shpresojnë pasi vetë Osmani do të jetë pas tyre për të brohoritur.

Vjosa Osmanin për postin e Presidentes e kanë uruar, Presidenti shqiptar Ilir Meta, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, kundërshtari i saj Nasuf Bejta, si dhe ambasadorët e vendeve të huaja, ndërkohë që PDK dhe AAK e ka konsideruar këto zgjedhje si të padrejta dhe të korruptuara.   

Osmani u zgjodh Presidente sot, në raundin e tretë të seancës ku u zhvillua votimi me 71 vota, ndërsa 11 fletë rezultuan të pavlefshme, duke shmangur kështu edhe shkuarjen në zgjedhje. Në raundin e parë, kandidatja për Presidente Vjosa Omsani dështoi. Ajo kaloi sfidën e parë, pasi votuan 81 deputetë, por 12 prej tyre u shpallën të pavlefshme. Për Osmanin kishin votuar vetëm 69 deputetë, të pamjaftueshme për ta bërë atë Presidente. Ndërsa për kandidatin tjetër, Nasuf Bjeta, nuk votoi askush.

Ndërsa në raundin e dytë, nga 82 deputetë që morën pjesë në votim, 67 votuan për Osmanin. 11 fletë votimi dolën të pavlefshme. Ndryshe nga raundi i parë, këtë raund edhe kandidati tjetër, Nasuf Bejta ka marrë vota. Për të votuan 4 deputetë.

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës i vijoi punimet sot, pas dështimit të dy raundëve një ditë më parë. Që në nisje të seancës, Lëvizja Vetëvendosje është treguar optimiste për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si Presidente në ditën e sotme. 

(I.A;a.b;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora nasuf bejta vjosa osmani vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves zgjedhja e presidentit ne kosove nasuf bejta vjosa osmani vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll