Bota

Zgjedhja e Presidentit/ Mediat e Kosovës: Kurti bind Adem Hoxhën, siguron votën e 80-të për Osmanin

4 Prill 2021, 14:30 Nga DOSJA
Zgjedhja e Presidentit/ Mediat e Kosovës: Kurti bind Adem Hoxhën,

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti, ka zhvilluar një takim me deputetin Adem Hoxha, nga Partia Unike e Goranëve. Mediat në Kosovë shkruajnë se Kurti ka biseduar me Hoxhën dhe ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen dhe votën e këtij deputeti në seancën e sotme që pritet të mbahet në orën 17:00 në Kuvend, për zgjedhjen e Presidentit.

Mediat e Kosovës shkruajnë se marrëveshja mes Kurtit dhe Hoxhës është arritur para pak çastesh dhe se ka qenë deputeti ai që ka reflektuar, duke parë edhe gjendjen në të cilën ndodhet vendi për shkak të pandemisë së Covid-19. Madje një zyrtar i Partisë Unike e Goranëve e ka konfirmuar këtë gjë.

“Për shkak të gjendjes së rëndë me pandeminë dhe ekonominë dhe duke mos dashur të bllokojmë krijimin e institucioneve nuk dëshirojmë ta dërgojmë vendin në zgjedhje. Prandaj, do të marrim pjesë në seancën ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit,”- mësohet të ketë thënë ai.

Sot në orën 17:00, pritet që vijohet me seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit. Raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit.

SI ZGJIDHET PRESIDENTI NË KOSOVË: 

Sipas Kushtetutës, që një person të zgjidhet president i Kosovës, në dy raundet e para të votimit duhet të sigurojë dy të tretat e ulësve në Kuvend, pra 80 kartona jeshilë nga 120 në total. Në raundin e tretë gjithçka lehtësohet, pasi president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë. Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhja e presidentit ne kosove albin kurti zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll