Bota

PRAG-SEANCE/ LVV konfirmon: I kemi votat, Adem Hoxha do marrë pjesë

4 Prill 2021, 15:00 Nga DOSJA
PRAG-SEANCE/ LVV konfirmon: I kemi votat, Adem Hoxha do marrë pjesë

KOSOVË– Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo duket se i kanë bërë 80 votat e nevojshme për ta proceduar suksesshëm zgjedhjen e Vjosa Osmanit në postin e presidentes. Ekspres shkruan se shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar se deputeti i komunitetit goran, Adem Hoxha, do të marrë pjesë në seancën e sotme.

Kusari-Lila ka shtuar se bashkë me të do të bëhen 80 vota.

Besoj qe i kemi votat. Po besoj që po. Pjesëmarrjen e Adem Hoxhës në votim e kanë konfirmuar nga partia e tij dhe po besoj që me të bëhen 80 vota,”- ka thënë Kusari-Lila.

Sot në orën 17:00, pritet që vijohet me seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit. Raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni mimoza kusari-lila zgjedhja e presidentit ne kosove mimoza kusari-lila zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll