Bota

MOMENTI/ Pacolli tregon biletën e avionit: Erdha për të votuar, kam përgjegjësi

3 Prill 2021, 20:45 Nga DOSJA
MOMENTI/ Pacolli tregon biletën e avionit: Erdha për të votuar,

PRISHTINË– Pak para nisjes së votimit për presidentin, deputeti Behgjet Pacolli u pikas duket biseduar me kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmanin. Me fillimin e pushimit prej 30 minuta, ai u intervistua nga gazetarët, të cilët kërkuan të dinin më shumë detaje. 

Pacolli nuk dha asnjë informacion lidhur me bisedën por shtoi se ishte kthyer nga rruga për të marrë pjesë në votimin e kësaj të shtune, e se Kosova e meriton të ketë një president.

“Po e kryej obligimin e deputetit sipas përgjegjësisë edhe për shtetin edhe qytetarët. Vota është e fshehtë. Kam marr pjesë në votim. Kam kryer obligimin tim me shumë përgjegjësi ndaj atyre që më kanë votuar dhe shtetit të Kosovës. Jam kthyer nga rruga për të qenë në këtë moment të rëndësishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. Kam votuar dhe kam votuar sipas përgjegjësisë time. Është dashtë të përfundojë sonte procesi i votimit. Kosova e meriton të ketë president dhe besoj se do të ketë,”-tha ai.

LAJMI KRYESOR: Vendi i presidentit bosh! Dështojnë dy raunde votimesh, Kuvendi me 1 votë minus, vendoset pushim 30 minuta! Vjosa Osmani e pranishme në sallë, “paqe” me kolegët

(k.m/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni behgjet pacolli zgjedhja e presidentit ne kosove behgjet pacolli zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll