Bota

Arrestohen 100 persona! Shkatërrohet nga Policia spanjolle banda që transportonte drogë me skaf, e ruanin në kamionë me fru

3 Prill 2021, 20:10 Nga DOSJA
Arrestohen 100 persona! Shkatërrohet nga Policia spanjolle banda që

SPANJË– Megaoperacion i Policisë së Spanjës! Shkatërrohet banda e trafikut të drogës me skaf nga Maroku në vendin iberik.

Sipas mediave të huaja, autoritetet spanjolle kanë vënë në pranga 100 anëtarë të bandës që transportonte kanabis duke kaluar përmes Mesdheut drejt Seviljes. Gjatë aksionit u sekuestruan më shumë se 5 ton hashash dhe 230 kg marijuhanë.

Policia spanjolle ka njoftuar se disa nga anëtarët e këtij rrjeti punonin për të siguruar skafet të cilat duhet të ishin gjithmonë në përdorim, ndërsa pjesa tjetër e bandës e fshihte drogën në kamionë me fruta.

Në këtë mënyrë ata e trafikonin lëndë narkotike nga Spanja drejt Francës për të furnizuar trafikantët në të gjithë Europën.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota spanje spanje

Sondazh

Poll