Aktualitet

Dyshohej se kishte vjedhur/ I biri iu mbajt 6 orë në Komisariat, flet nëna e 16-vjeçarit në Kamëz: E rrahën të pranonte

3 Prill 2021, 20:35 Nga DOSJA
Dyshohej se kishte vjedhur/ I biri iu mbajt 6 orë në Komisariat, flet

KAMZË- Një 16-vjeçar është shoqëruar nga policia në komisariatin e Kamzës, ku është mbajtur për rreth 6 orë, pasi dyshohej se kishte marrë pjesë në një vjedhje.

Nëna e 16-vjeçarit ka reaguar lidhur me këtë situatë që i ka ndodhur të birit dhe ka dalë me pretendimin se ai jo vetëm që është mbajtur për 6 orë në komisariat pa qenë i fajshëm, por mbi të është ushtruar edhe dhunë. Ditën e sotme gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj, ka arritur të flasë me nënën e 16-vjeçarit dhe e ka pyetur mbi versionin e saj të ngjarjes.

“Në orën 8 erdhën morën çunin, e kaluan tek policia. Më morën edhe mua, na futën edhe mua edhe çunin, bashkë tek hekurat. Pastaj ka ardhur një efektive policie më ka nxjerrë jashtë, çunin e ndaluan brenda”, tha nëna. Sa i përket pranimit të krimit nga i mituri e ëma ka thëne se ai është detyruar nga policia duke përdorur dhunën.

“Çunin e kishin rrahur që të pranonte krimin ,por se ka bërë ai vjedhjen”, tha ajo.

Nëna e të miturit ka pritur 6 orë jashtë Komisariatit dhe kur D.B është lënë i lirë, ajo ka evidentuar shenja të rënda dhune të tilla si: dëmtim të njërit vesh, dëmtim në pjesën e brendshme të gojës, hematoma dhe nxirje në fytyrë dhe në kokë.

I mituri ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike pasi është trajtuar në një mënyrë çnjerëzore, të paktën bazuar në dëshminë e nënës së tij.

Marrë nga Fax

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj te miturit policia e tiranes dhuna ndaj te miturit policia e tiranes

Sondazh

Poll