Aktualitet

Instituti i Ndërtimit “gllabëron” godinën e radhës! Projektohet rrafshimi i 7-katëshit të Maks Velos, inxhinie

3 Prill 2021, 17:54 Nga DOSJA
Instituti i Ndërtimit “gllabëron” godinën e

TIRANË– Një tjetër godinë historike e qytetit të Tiranës ka marrë “kryqin e kuq” për t’u bërë njësh me tokën. Bëhet fjalë për godinën e ish-Agjencisë Telegrafike Shqiptare, e njohur ndryshe si “7-katëshi”. Pas maternitetit “Mbretëresha Geralindë”, nga harta e Tiranës, për shkak të “tërmetit” do të prishet edhe 7-katëshi për t’i lënë vendin një godine të re për administratën.

“Po të ketë dëme unë do ta bëj si inxhinier Noçka. E kishin akuzuar për sabotim, ai tha unë kur të kalojë treni futem nën të. Edhe unë futem nën të nëse bie nga tërmeti. Se nuk ka gjë më të poshtër sesa të prishet vepra e tij. Këta nuk ta njohin të drejtën e autorit. Maksi i ndjerë nuk është dhe ia jam unë,”-tha inxhineri Orhan Sakiqi për Citizens Channel duke mbrojtur me çdo kusht “krijesën e tij”. 

Megjithatë institucioni i kthyer në bulldozier ndërtimi kohët e fundit e ka vendosur; do prishet! Në dokumentet shoqëruese të tenderit për ndërtimin e godinës së re, Bashkia pretendon se Instituti i Ndërtimi ka kërkuar që objekti: Të prishet dhe të ndërtohet një godinë e re.

Por ende nuk dihet se si do kryehet rrëzimi i monumentit, i cili qëndron mur më mure me dy objekte të tjera monument kategoria II. Ndoshta “aksidentalisht” do të shemben edhe ato, për t’i lënë vendin një tjetër kulle shumë-katëshe, derisa në Tiranë mos të ketë mbetur me identitet. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet 7-katëshi i maks velos shembet 7-kateshi i maks velos 7-katëshi i maks velos shembet 7-kateshi i maks velos

Sondazh

Poll