Aktualitet

Festë me maskë dhe ‘orë policore’, besimtarët e Krishterë kremtojnë Pashkët, Frendo: Mos të lejojmë që COVID të k

3 Prill 2021, 16:44 Nga DOSJA
Festë me maskë dhe ‘orë policore’, besimtarët e

TIRANË– Besimtarët e krishterë, kremtojnë sot Pashkët, ditë që shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit. Edhe këtë vit, besimtarët nuk e kanë të lejuar që të mblidhen së bashku në mesnatë për të pritur mesnatën.

Për shkak të orës policiore, e cila ende është 20:00, mesha u mbajt në orën 17:00 në Katedralen e Shën Palit në Tiranë nga Kryeipeshkvi Imzot George Frendo. Edhe pse në kushte pandemie, në sallë kishte besimtarë të pajisur me maska.

Në mesazhin e tij të urimit, Arqipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot George Frendo u shpreh se besimi jep shpresë e kurajë, për të përballuar çdo sfidë dhe situata të vështira, duke u ndalur edhe personat e infektuar me koronavirus.

Ndërsa Arqipeshkivi i Shkodrës, Angelo Masafra këto Pashkë i ka uruar nga qendra e rehabilitimit, ku edhe ndodhet pas infektimit nga pandemia e koronavirusit. Megjithatë nuk ka harruar të falenderojë të gjithë ata që u lutën për të gjatë betejës me COVID, duke i kërkuar ta bëjnë për të gjithë të infektuarit e tjerë.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet festa e pashkeve pashket festa e pashkeve pashket

Sondazh

Poll