Ulen infektimet, rriten vdekjet! MSH bën BILANCIN: 9 të vdekur nga COVID-19, mes tyre një 37-vjeçar. 341 raste të reja, më
3 Prill 2021, 15:29Nga DOSJA
TIRANË– 9 viktima dhe 341 raste të reja të infektuara nga pandemia e koronavirusit janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë; 2 qytetarë nga Tirana, po aq nga Librazhdi e Durrësi; dhe nga 1 në Fier, Lushnje dhe Elbasan. Viktimat janë të moshave 37 – 79 vjeç. Nga 3007 testime të kryera gjatë 24 orëve, janë infektuar 341 qytetarë, ndërsa janë shëruar 673 të tjerë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3007 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 341 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 85 raste në Tiranë, 23 në Durrës, nga 18 raste në Fier, Pogradec, nga 17 raste në Krujë, Gjirokastër, 16 në Korçë, 15 në Elbasan, 12 në Devoll, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lezhë, Berat, 8 në Krujë, 7 në Sarandë, nga 6 raste në Lushnje, Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Tropojë, Peqin, nga 4 raste në Kavajë, Tepelenë, nga 3 raste në Kurbin, Kukës, Mallakastër, nga 2 raste në Mirditë, Divjakë, Selenicë, Belsh, Dibër, Patos, Këlcyrë, nga 1 rast në Mat, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Maliq, Poliçan, Dropull, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 673 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,173 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, të mosharve 37 – 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (3 Prill 2021) Raste të reja ditore 341 Të shëruar në 24 orë 673 Të shtruar në spitale 263 Humbje jete në 24 orë 9 Testime ditore 3007
Testime totale 567,572 Raste pozitive 126,183 Raste të shëruara 93,173 Raste Aktive 30,754 Humbje jete 2256
FIER– Mesditën e sotme ka rënë një zjarr në parcelat me ullishte në Levan të Fierit. Mësohet se zjarri ka rënë në Kodrat e Zhupanit, ndërsa terreni i vështirë ...
ITALI– Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra, me anë të një video-mesazhi ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve.Imzot Angelo Massafra po qënd...
TIRANË– Kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, George Frendo ka dhënë një mesazh të fortë sot për shqiptarët në vigjilje të Pashkëve katolike.Në ...
ELBASAN- Tre automjete janë përfshirë në një aksident mesditën e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji.Sipas Faxweb, si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i l...
TIRANË – Ka ndryshuar sërish mënyra e qarkullimit të mjeteve në sheshin “Shqiponja” për hyrjet dhe daljet nga Tirana.ARRSH bën me dije se hyrja në Tiranë p...
TIRANË– Meterologia Adiola Bani ka parashikuar si do të jetë moti në dy javët e para të muajit prill. Në një lidhje skype me ‘Fax Neës’, Bani se dita e nes...
TIRANË – Ditën e sotme është bërë testimi i procesit të votimit elektronik në Njësinë numër 10 në Tiranë, në praninë të komisionerit Shtetëror të Zgjedhjev...
TIRANE- Numri një i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi e ka shfrytëzuar procesin e nisjes së vaksinimit për t’ju bërë thirrje partive që të respektojnë masat e v...
FIER– Kryeministri Edi Rama thotë se spitali i ri i Fierit do të hapet për pak ditë.Në një postim në “Facebook”, kryeministri ka nxjerrë disa shifra se de...