Aktualitet

Ujësjellësi i Veliajt i jep biznesit familjar të Safet Gjicit tenderin 10 milionë euro

3 Prill 2021, 19:03 Nga DOSJA

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit dhe kur fushata elektorale ka ndezur motorët, eksponentët e lartë të “Rilindjes” kanë nisur aplikimin e një skeme, sipas së cilës tenderat me shifra stratosferike të fitohen mes tyre.

Një shembull tipik është shënuar ditët e fundit, kur Erion Veliaj, nëpërmjet ndërmarrjes së Ujësjellësit, ka shpallur fitues të një tenderi plot 10 miliardë lekë kompaninë “Eurogjici Security”, të themeluar nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe të cilën më pas ia ka dhuruar vëllait të tij, Lavdrim Gjicit.

“Eurogjici Security” është pjesë e një bashkimi operatorësh, i cili doli fitues në një tender pa garë për “Shërbime të integruara dhe furnizim vendosje të pajisjeve elektronike”, të zhvilluar nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT), me fond limit 1 miliard lekë të reja pa TVSH.

Në pjesën kryesore të faqes zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik rezulton se fitues është shpallur kompania “PC Security”. Por, në dokumentat e brendshëm të tenderit, se pjesë e grupit fitues është edhe “Eurogjici Security”, së bashku me dy kompani të tjera.

Duket se “fshehja” e kompanisë së familjes Gjici është bërë për të shmangur dyshimet publike mbi ndarjet e “tortës” së madhe financiare mes vetë Rilindasve.

Tenderi është zhvilluar me një garë fare formale, ku një operator tjetër është përfshirë në garë pa paraqitur asnjë ofertë ekonomike dhe dokumenta, duke u skualifikuar e rrjedhimisht, duke i hapur rrugën kompanisë së Gjicit e të tjerëve. Kompania “Eurogjici Security” është krijuar në vitin 2003, nga Safet Gjici, aktualisht kryetar i Bashkisë së Kukësit, i emëruar në votimet pa garë të Qershorit 2019. Safeti ka qenë në krye të kësaj kompanie deri në vitin 2014, kur u emërua prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ligji për Konfliktin e Interesave nuk e lejonte Gjicin që të mbante edhe pozicionin zyrtar, edhe kompaninë private. Për këtë arsye, Safet Gjici ia dhuroi të gjithë aksionet e kompanisë vëllait të tij, Lavdrim Gjici, i cili vijon të jetë pronari formal i kompanisë private të sigurimit fizik.

Marrë nga BoldNews

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj safet gjici erion veliaj safet gjici

Sondazh

Poll