Aktualitet

Mbeten në burg 20 protestues të opozitës, Gjykata “liron” 30 të tjerët

14 Maj 2019, 07:25 Nga DOSJA
Mbeten në burg 20 protestues të opozitës, Gjykata

TIRANË- Në Gjykatën e Tiranës është dhënë sot masa e sigurisë për 50 të arrestuarit për protestën e opozitës të zhvilluar në 11 maj në Tiranë. Përpara togave të zeza Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 41 të arrestuar, por Gjykata lënë në burg vetëm 20 prej tyre.

Më tej sot është marrë vendim që 11 të jenë me masë sigurie “arrest shtëpie” dhe 19 “detyrim paraqitje”.  Vendimi u kundërshtua nga protestuesit dhe familjarëve të tyre dhe e gjithë seanca është shoqëruar me reagime të forta ndaj gjyqtarit Arben Micko.

PROTESTUESIT QË MBETËN NË “ARREST ME BURG “

Sami Çela, Amdi Begaj, Drilon Çela, Ardit Boçi, Krenar Potka, Saimir Pira, Edlir Saraçi, Elgert Gjoni, Gurali Metko, Aleksandër Palaj, Marko Bibaj, Zef Ndoci, Gerjon Rama, Klajdi Halili, Orgest Memaj, Fatjo Gjokrosa, Armand Gjoci, Vition Gjoci, Leondard Hastoci, Emiljan Gega

PROTESTUESIT ME  ‘ARREST SHTËPIE”

Armand Picaku, Akeksandër Çela, Arjan Rexhepi, Gjovalin Vokrri, Ervin Bami, Madrit Ulqinaku, Isuf Peqini, Ergis Luku, Erjon Gjoka, Dylber Gjoka, Emiljan Gjoci.

Tre ditë më parë opozita e bashkuar zhvilloi protestën e katërt kombëtare e cila zgjati rreth 6 orë. Gjatë protestës, qytetarët  nuk kursyen as bombat molotov. Protestuesit u zhvendosën nga Kryeministria tek Drejtoria e Policisë së Tiranës edhe kërkuan lirimin e sekretarit organizativ, Said Dollapit, i cili u shoqërua pasi u dhunua.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen protestuesit dhuna ne proteste gjykata e tiranes protesta e opozites 11 maj 2019 arrestohen protestuesit dhuna ne proteste gjykata e tiranes protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll