Aktualitet

Certifikata e vdekjes mbërrin te Krimet e Rënda, pushohet çështja ndaj Admir Muratajt

14 Maj 2019, 08:43 Nga DOSJA
Certifikata e vdekjes mbërrin te Krimet e Rënda, pushohet

Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen ndaj Admir Muratajt për grabitjen e blindave me para të bankave, grabitje të cilat kanë ndodhur nga 2015 deri në 2017. Ky vendim është marrë, pasi Bashkia e Tropojës ka dërguar në gjykatë certifikatën e vdekjes së Muratajt. Menjëherë është marrë vendimi që të pushohet çështja ndaj Muratajt. Admir Murataj mbeti i vrarë në grabitjen e 6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

Grabitja në 9 prill në Rinas

Admir Murataj është cilësuar si ‘truri’ i grabitjes dhe  mbeti i vrarë në të njëjtën ditë teksa tentoi të shpërqëndronte policinë, në mënyrë që bashkëpunëtorët e tij të largoheshin me thasët me 6 milionë euro. Gjatë grabitjes ai mbante një maskë, e cila është tashmë një provë materiale në duart e policisë.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet cerifikata e vdekjes së muratajt çështja te krimet e rënda vrasja e admir muratajt cerifikata e vdekjes së muratajt çështja te krimet e rënda vrasja e admir muratajt

Sondazh

Poll