Bota

Irani kundërshton heqjen graduale të sanksioneve, Khatibzadeh: Kërkojmë heqjen e të gjitha sanksioneve të SHBA-së

3 Prill 2021, 10:52 Nga DOSJA
Irani kundërshton heqjen graduale të sanksioneve, Khatibzadeh:

IRAN– Ministria e Jashtme e Iranit ka thënë se kundërshton idenë që sanksionet ndaj këtij vendi të shfuqizohen “hap pas hapi”.

“Qëndrimi përfundimtar i Republikës Islamike të Iranit është heqja e të gjitha sanksioneve të SHBA-së”, – tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Saeed Khatibzadeh në një intervistë me Press TV, një medium i financuar nga shteti.

Javën e ardhshme në Vjenë pritet të mbahen bisedime për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore.

Jalina Porter, një zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit tha më 2 prill se bisedimet do të përqendrohen në “veprimet që Irani do të duhet të ndërmarrë në mënyrë që të kthehet në zbatimin e asaj marrëveshjeje”.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018 dhe vendosi përsëri sanksione shkatërruese ekonomike ndaj Teheranit. Irani reagoi duke zvogëluar shkallën e zbatimit të marrëveshjes, përfshirë një pasurim më të lartë të uraniumit.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka sinjalizuar gatishmërinë e tij për të ringjallur marrëveshjen, por administrata e tij thotë se Irani së pari duhet të kthehet në angazhimet e tij që parashihen në marrëveshje. Kreu i Organizatës për Energjinë Bërthamore të Iranit, Ali Akbar Salehi, tha më 2 prill se Teherani është optimist për negociatat në Vjenë më 6 prill.
Më parë, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price e quajti rinisjen e negociatave “një hap të mirë “. Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë thënë se, tani për tani, nuk parashikojnë bisedime të drejtpërdrejta mes dy vendeve.

Marrë nga REL.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota donald trump jalina porter saeed khatibzadeh donald trump jalina porter saeed khatibzadeh

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2021, 10:27

KOSOVË– Autorët e sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi, që kishte ndodhur në orët e vona të 24 shkurtit të këtij viti, ende nuk janë zbardhur nga organ...