Politike

Ergys Verdho “zgjohet” nga gjumi, 4 miliard shtesë Salillarit

2 Prill 2021, 20:45 Nga DOSJA

TIRANË– Ju kishte marrë malli për Gysin mo? Neve në fakt na kishte marrë disi, pasi u bë gati pak më shumë se një javë që nuk po jepte më tendera miliardash lart e poshtë nëpër oligarkët e zakonshëm. Me sa duket Ergys verdho, drejtori i ARRSH, thjesht ka qenë duke bërë një gjumë të lehtë pasi duket se tashmë është zgjuar dhe është rikthyer fuqishëm në “tregun e tenderave”.

Kështu, rezulton se ai i ka dhënë gati 4 miliardë lekë të vjetra me TVSH kompanisë Salillari. Këto para nuk janë për ndonjë tender të ri, por për shtesë punimesh për rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 2”. Për këtë tender i cili ka objektin e mësipërm, duke qenë se është shtesë, vlera e ofruar nga Salillari ka qenë 100% e barabartë me fondin limit.

Ky tender mban numrin e referencës REF-91294-03-26-2021 dhe shikohet se është realizuar me një procedurë me negocim, pa njoftim. Sa për kronikë, vlera e saktë që Ergys Verdhi i ka mbushur xhepat salillarit është 313,399,085 lekë të reja pa TVSH. Bukur apo jo?

Marrë nga JOQ

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ergys verdho pellumb salillari ergys verdho pellumb salillari

Sondazh

Poll