Politike

Rama u nxorri qytetarëve gishtin e mesit në Shkodër, Rakipllari: E lënë nervat dhe bën gjeste

2 Prill 2021, 20:33 Nga DOSJA
Rama u nxorri qytetarëve gishtin e mesit në Shkodër, Rakipllari:

TIRANË– Robert Rakipllari ka komentuar gjestin e turpshëm të kryeministrit Edi Rama, i cili u filmua teksa u drejtonte gishtin e mesit qytetarëve në Shkodër. I ftuar në “Zonë e lirë”, gazetari Rakipllari tha se Ramën e kanë lënë nervat dhe prandaj bën gjeste të tilla.

Sipas Rakipllarit, kryeministri është rënduar psikologjikisht sepse po kërkon një mandat të tretë, gjë që nuk ka ndodhur më parë.

“Këtu problemi qëndron se ajo është brenda karakterit të Ramës, karriera e tij politike është e mbushur me skandale, ça s’ka thënë në parlament. Ai e di shumë mirë që kjo nuk ndikon aspak, nuk e ka problem. Ai mund të jetë një gjest i dënueshëm etj… Fushata e tij është nervoze, është një mandat historik ai mandati i tretë që kërkon, asnjë kryeministër para tij nuk ka mundur dot ta marri mandatin e tretë dhe kjo i kthehet në një presion psikologjik. Rama është i pasionuar pas pushtetit, mundësia që mund ta humbi i kthehet në një presion psikologjik. E lënë nervat dhe bën gjeste të tilla,”- tha Rakipllari.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama robert rakipllari edi rama robert rakipllari

Sondazh

Poll