Aktualitet

2 Prill 2021, 16:11 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Beçhetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Në një shkrim të publikuar nga Zëri i Amerikës, thuhet se pala shqiptare do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh kundrejt biznesmenit Becchetti.

Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anullimin e vendimit të marrë dhe në Gusht të vitit 2019 ICSID pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj. Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh.

Artikulli i plotë:

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi. Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anullimin e vendimit të marrë. Në Gusht të vitit 2019 ICSID pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj. Kërkesa për anullim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një process.

Një palë mund të kërkojë anullimin e plotë ose të pjesshm të një vendimi duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikuara nga vetë rregullat e ICSID-së: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsioni nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurave dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet mbi të cilat është bazuar. Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh.

Për t’u përfaqësuar në procesin e ankimimit, Avokatura e Shtetit shqiptar kishte përzgjedhur studion amerikane, Foley Hoag, me një eksperiencë në trajtimin e rasteve të tilla. Ndërsa përballë saj, sipërmarrësi italian Beçhetti, përfaqësohej nga dy studio të mëdha ligjore, Debevoise & Plimpton, me seli në NeW York, dhe Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan, me seli në Paris dhe NeW York.

Kjo gjobë e majme ka sjellë dhe një valë reagimesh në politikën në vend. E para që reagoi ishte Partia Demokratike, e cila përmes Jorida Tabakut, bënte fajtor kryeministrin Edi Rama për humbjen e këtij gjyqi. Tabaku shtonte se për faj të Edi Ramës, çdo shqiptar duhet që të paguajë një gjobë prej 4 mijë e 560 lekësh të reja për të plotësuar vlerën e 110 milion eurosh, të cilën Shqipëria duhet t’i paguajë Becchettit pasi Rama i mbylli televizionin “Agon Channel”. 

Më pas erdhi edhe reagimi i Presidentit Ilir Meta. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se e ka paralajmëruar shumë herë qeverinë që të heqë dorë nga arroganca dhe të tërheq të gjitha vendimet për të ‘bllokuar’ investitorët e huaj në vend. Meta i bëri thirrje edhe SPAK që të nisë hetimet penale kundër Ramës për dëmin që i ka shkaktuar shtetit. Vetë kryeministri Rama e konsideroi të padrejtë këtë vendim, ndërsa shtoi se beteaj vijon ende. Kreu i qeverisë nuk la pa sulmuar edhe Opozitën e Presidentin Meta, reagimet e të cilëve i konsideroi të neveritshme.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet francesco becchetti shqiperia humbet gjyqin kunder becchettit francesco becchetti shqiperia humbet gjyqin kunder becchettit

Sondazh

Poll