Aktualitet

Durrësi nuk ka orë kufizuese, qytetarët qarkullojnë lirshëm pas orës 20:00, Xhaferaj: Janë mbledhur në Shkozet për qël

2 Prill 2021, 20:08 Nga DOSJA
Durrësi nuk ka orë kufizuese, qytetarët qarkullojnë

DURRËS– Qytetarët e Shkozetit, siç duket nuk njohin orë kufizuese. Në një denoncim me video të bërë nga Ferdinand Xhaferaj, kreu i Partisë Demokratike në Durrës, shihet se në Shkozet, edhe pse ka kaluar orari i lejuar, qarkullohet lirshëm.

Sipas Xhaferajt, personat që shihen janë të njohur për bëmat e tyre dhe janë mbledhur për qëllime të errëta.

Denoncimi i plotë:

Lajm: Ora ka kaluar 21:00, por ndalim qarkullimi duket se nuk vlen per Rilindjen ne grahmat e fundit te saj. Pandemia jo e jo, por as vendimet e marra nga Komiteti Teknik me urdher te kryeshakatorit te Shqiperise nuk e ndalojne Rilindjen te mbledhe ne shtabet e saj zgjedhore elemente me precedente te theksuar kriminale.  Keto pamje vijne nga shtabi i PS ne Shkozet, ku personazhe te njohur nga durrsaket per bemat e tyre jane mbledhur aty me qellime te erreta. Policia e Shtetit eshte njoftuar, presim reagimin e saj!

Si rregull, për shkak të pandemisë së Covid-19, vendi ynë mbyllet në orën 20:00, orë pas të cilës nuk lejohet qarkullimi i qytetarëve apo mbajtja hapur e bizneseve.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet durres ferdinand xhaferraj durres ferdinand xhaferraj

Sondazh

Poll