Bota

Siguria në Kapitol/ FBI paralajmëroi për sulme të mundshme pas protestave të 6 Janarit, sot u kapën të papërgatitur

2 Prill 2021, 18:55 Nga DOSJA
Siguria në Kapitol/ FBI paralajmëroi për sulme të mundshme

SHBA– Një ngjarje e rëndë është raportuar rreth ndërtesës së Kapitol Hill në SHBA, ku një person i paidentifikuar ka përplasur me makinë dy oficerë sigurie dhe pasi doli nga makina kërcënoi me thikë njërin prej tyre.

Sipas policisë personi është neautralizuar, dhe dy oficerët janë dërguar menjëherë në spital. Menjëherë pas kësaj ngjarje forca të shumta policore kanë rrethuar zonën, në ndihmë ka ardhur dhe Garda kombëtare, si dhe FBI-ja ka shprehuar gadishmërinë për të ndihmuar në hetime.

Kjo është hera e dytë që kërcënohet siguria në ndërtesën e Kapitol, pas sulmit të mijëra mbështetësve të ish-presidentit Donald Trump, të cilët arritën të futeshin në ambjentet e brendshme të ndërtesës.

Por kjo gjë na sjell në vëmendje se pak ditë pas sulmit të 6 Janarit FBI-ja paralajmëroi se ekzistonin plane për protesta të armatosura në kryeqytetet e të 50 shteteve amerikane si dhe në Uashington, ndërkohë që afronte dita e inaugurimit të presidentit të ri.

Një qarkore e brendshme e FBI-së paralajmëroi se, sipas analizave të bëra protestat mund të filloni një javë para dhe të vazhdonin deri në ditën e inaugurimit të Presidentit të Zgjedhur Joe Biden, sipas zyrtarëve federalë që kishin lexuar hollësitë e njoftimit dhe folën me agjencinë e lajmeve Associated Press. Hetuesit besonin se disa prej pjesëmarrësve bëjnë pjesë në grupe ekstremiste, thanë zyrtarët.

Natyrshëm edhe pse gjatë inagurimit të presidentit Joe Biden nuk pati incidente, kjo gjë duhej të shërbente si një këmbanë alarmi për sigurinë e institucioneve të SHBA. Pas sulmit të 6 Janarit, shumëmasa u morën për të garantuar sigurinë e Kapitol, ku mijëra ushtarë të Gardës u trajnuan dhe materiale shtesë sigurie u vendosën përreth ndërtesës.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota sulmi ne kapitol sulmi ne kapitol

Sondazh

Poll