Bota

Rusia paralajmëron NATO-n: Do të marrim masa shtesë nëse do të dërgoni trupa në Ukrainë

2 Prill 2021, 18:34 Nga DOSJA
Rusia paralajmëron NATO-n: Do të marrim masa shtesë nëse do

RUSI- Rusia e ka paralajmëruar NATO-n ditën e sotme kundër dërgimit të trupave për të ndihmuar Ukrainën. BBC shkruan se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia do të merrte “masa shtesë” nëse NATO do të bënte një veprim të tillë.

Një zyrtar i NATO-s tha Rusia po minonte përpjekjet për të ulur tensionet në Ukrainën lindore dhe se ambasadorët e NATO-s ishin takuar të enjten për të diskutuar situatën.

“Aleatët ndajnë shqetësimet e tyre në lidhje me aktivitetet e fundit ruse në shkallë të gjerë ushtarake brenda dhe rreth Ukrainës,” tha zyrtari.

Rusia dhe Ukraina janë në një konflikt, për shkak se 4 ushtarë ukrainas humbën jetën në 26 mars pas bombardimeve nga separatistët rus. Që nga 26 marsi mes dy vendeve ka pasur incidente të vogla gjatë gjithë kohës.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota dmitry peskov nato rusi-ukraine dmitry peskov nato rusi-ukraine

Sondazh

Poll