Bota

Albin Kurti mbledh përsëri Qeverinë, në pritje të seancës për ndryshim të Ligjit të Përgjithshëm për Zgjedhjet

2 Prill 2021, 17:10 Nga DOSJA
Albin Kurti mbledh përsëri Qeverinë, në pritje të

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar mbledhje të qeverisë nga ora 19:00. Arsyeja e saj nuk është bërë e ditur.

Njoftimi për mbledhjen në ndërtesën e qeverisë është i ditur nga kryeministria, nëpërmjet një imaili drejtuar mediave, shkruan Gazeta Express.

Përgjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka paralajmëruar për ndryshim të Ligjit të Përgjithshëm për Zgjedhjet, e cila është pritur me kritika të mëdha nga opozita. Nga partia e Kurtit, kanë bërë me dije se fillimisht do mbahet seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, e më pas ajo për votimin e presidentit.

“Kryesia e Kuvendit do të trajtojë amandamentin për Ligjin për Zgjedhjet në mbledhjen e radhës. Ne kemi kërkuar që seancën e parë të jashtëzakonshme ta kemi sot, me pikën e vetme për amandamentin për Ligjin për Zgjedhje. Nga procesi I fundit zgjedhor kemi parë një mobilizim të madh të mërgatës por ai vullnet nuk është përkthyer në futjen e rezultatit përfundimtar zgjedhor.” – ka deklaruar në një konferencë për medie shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari.

Kreu i ekzekutivit ka paralajmëruar edhe shkuarjen në zgjedhje sërish, në rast se nuk votohet i pari i vendit.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhja presidentit ne kosove albin kurti zgjedhja presidentit ne kosove

Sondazh

Poll