Bota

VV kërkon të ndryshojë Ligjin për Zgjedhjet, Abdixhiku: Kurti të tërhiqet nga kjo iniciativë, reformat bëhen bashkë me

2 Prill 2021, 18:48 Nga DOSJA
VV kërkon të ndryshojë Ligjin për Zgjedhjet, Abdixhiku:

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar lëvizjen e Vetëvendosjes për të ndryshuar Ligjin e Përgjithshëm për Zgjedhjet në Kosovë. Abdixhiku në një deklaratë tha se kjo gjë është e paprecedentë dhe se të tilla reforma duhet që të bëhen së bashku me opozitën. Në deklaratën e tij, Abdixhiku ka lënë të kuptohet se nëse Projektligji nuk do të tërhiqet, LDK nuk do të votojë Vjosa Osmanin për Presidente dhe se vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Këto reforma në vendet demokratike bëhen bashkë me opozitën. LDK është treguar konstruktive në lidhje me zgjedhjen e presidentit të vendit. Me këtë veprim që bëri sot Kurti dëshiron të krijojë destabilitet politikë. Kurti tregoi se nuk ka interes për të zgjedhur Vjosa Osmanin si presidente. I bëjë thirrje Kurtit që të tërhiqet nga kjo iniciativë dhe të lejojë konstruktivitetin. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh Kurti dëshiron zgjedhje dhe krizë institucionale në vend…Fillimisht kërkojmë që ky Projektligj të tërhiqet. Nëse ky Ligj nuk tërhiqet atëherë Kurti e dërgon vendin në zgjedhje”.

LAJMI KRYESOR: Seanca për ndryshimin e Ligjit të Përgjithshëm për Zgjedhjet, qeveria Kurti dërgon në Kuvend propozimet, LDK dhe PDK kundër

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti lumir adbixhiku vv kerkon te ndryshoje ligjin per zgjedhjet albin kurti lumir adbixhiku vv kerkon te ndryshoje ligjin per zgjedhjet

Sondazh

Poll