Bota

PDK nuk pajtohet me ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet, dalin nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

2 Prill 2021, 16:59 Nga DOSJA
PDK nuk pajtohet me ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet, dalin nga mbledhja e

KOSOVË– Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Bedri Hamza tha se kanë marrë ftesë për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të diskutuar për ligjin për zgjedhjet.

Sipas Telegrafit, ai u shpreh se nuk e kanë parë të nevojshme që të vazhdojnë të jenë pjesë e mbledhjes së kryesisë, pasi konsiderojnë që kjo nuk është gjë që duhet të trajtohet me urgjencë.

“U trajtua propozimi për një pikë të rendit të ditës, ligji për zgjedhjet. Ne paradite patëm një seancë ku shumë deputetë i ngritën çështjet që janë me urgjencë, siç është trajtimit me pandeminë, gjendja me ekonominë”,- tha Hamza para medieve.

“Ne e kuptojmë rëndësinë e reformës zgjedhore. Ka nevojë për përmirësime në këtë fushë, por ne e dhamë mendimin që nuk pajtohemi që kjo çështje kaq e rëndësishme të trajtohet në këtë mënyrë dhe urgjencë”,- u shpreh ai.

Ai deklaroi se pas diskutimeve, Kujtim Shala i LDK-së dhe vet Hamza dhanë mendimin që kjo çështje mund të trajtohet në procedurë të rregullt.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora bedri hamza kujtim shala bedri hamza kujtim shala

Sondazh

Poll