Bota

Austria i dhuron 30 mijë doza Pfizer/BioNTech Republikës Çeke, kancelari: Nuk duam të pranojmë që fqinji ynë të mbetet p

2 Prill 2021, 16:18 Nga DOSJA
Austria i dhuron 30 mijë doza Pfizer/BioNTech Republikës Çeke,

ÇEKI- Austria i ka dhuruar Republikës Çeke 30 mijë vaksina nga Pfizer/BioNTech. Reuters shkruan se kjo ndihmë e Austrisë ka ardhur pasi, situata me Covid në Çeki nuk është e mirë dhe se Bashimi Evropian nuk po e ndihmon sa duhet Çekinë.

Mbrëmjen e djeshme Kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se është e pakuptimë që Çekia të mos marrë ndihma nga BE, pasi është goditur rëndë nga varianti britanik i Covid.

“Ne do të … mbështesim Republikën Çeke në mënyrë bilaterale me 30,000 doza vaksine dhe besojmë se është shumë pozitive që kemi dëgjuar gjithashtu që vendet e tjera evropiane janë të përgatitura të bëjnë të njëjtën gjë. Ne nuk duam të pranojmë që një prej vendeve tona fqinje të mbetet pas,” tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Çeki janë regjistruar 1,545,865 persona me Covid, ndërsa 26,765 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota austria ndihmon cekine me vaksina sebastian kurz austria ndihmon cekine me vaksina sebastian kurz

Sondazh

Poll