Bota

Izraeli përgatitet për të vaksinuar fëmijet nga mosha 12-15 vjeç brenda muajit Prill, autoritetet shëndetësore: I kemi do

2 Prill 2021, 16:39 Nga DOSJA
Izraeli përgatitet për të vaksinuar fëmijet nga mosha 12-15

IZRAEL- Izraeli është në përgatitje për të filluar vaksinimin e fëmijëve të moshës 12 deri në 15 vjeç. Haaretz shkruan se lajmin e ka bërë të ditur kreu i autoriteteve shëndetësore në Izrael, Ehud Davidson. Ai ka thënë se vaksinimi i kësaj popullsie do të fillojë brenda këtij muaji dhe do të bëhet me vaksinën e Pfizer/BioNTech. Davidson ka thënë se e vetmja gjë që po presin për të filluar vaksinimin është vetëm dhënia e autorizimit nga FDA.

“Nuk është çështje furnizimi, çështja është që ne po presim miratimin e FDA dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Dhe nga sa dëgjoj se po vjen, brenda një muaji. Unë nuk shoh një problem. Thjeshtë e kundërta, në fakt: Ne mund të kemi një fushatë të shpejtë,” tha ai.

Lajmi për vaksinimin e fëmijëve doli pasi vaksina e Pfizer dhe BioNTech është 100% e sigurtë dhe efektive kundër fëmijëve të kësaj moshe, Ndërkohë që deri tani në Izrael janë vaksinuar rreth 50% të popullsisë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ehud davidson fda vaksinimi i femijve ne izrael ehud davidson fda vaksinimi i femijve ne izrael

Sondazh

Poll