Bota

‘Covid do të trajtohet si një grip i zakonshëm’, profesori britanik jep shpresë për normalizimin e situatës

2 Prill 2021, 16:26 Nga DOSJA
‘Covid do të trajtohet si një grip i zakonshëm’,

BRITANI– Edhe pse Europa ende është pas me proçesin e vaksinimit pas vonesave të shkaktuara nga kompanitë prodhuese, pasi të hiqen kufizimet Covid do të trajtohet si një grip i zakonshëm sipas profesorit, Chris Whitty.

Sipas Guardian, shefi mjekësor i Anglisë tha se një gamë e gjerë shumëllojshmërish vaksinash mund të jetë i disponueshëm për publikun brenda dy vjetësh, por gjithsesi fduhet treguar kujde përsa kohë virusi është ende prezent.

“Nuk është grip, është një sëmundje krejtësisht e ndryshme, por çështja që po them është, këtu është një sëmundje sezonale, shumë e rrezikshme që vret mijëra njerëz çdo vit dhe shoqëria ka zgjedhur një mënyrë të veçantë rreth saj”.– tha Whitty.

Gripi mund të vrasë 20,000 deri në 25,000 njerëz në një vit. Duke ofruar shpresë për “britanikët e lodhur” nga bllokimet, ai tha se nuk mund të shohë rikthim të një sistemi të bllokimeve lokale.

Ai tha se Britania e Madhe ka një situatë të vështirë për të kaluar, por shkenca do të gjejë një mënyrë për t’u marrë me llojet e reja të Covid-19 që mbeten një kërcënim për vendin.

“Kështu që unë mendoj se teknologjia do të gjejë një mënyrë përmes kësaj në planin afatgjatë, por ne kemi një periudhë rreziku nga tani dhe atëherë”,- ka përfunduar Whitty.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota chris whitty koronavirusi në britaninë e madhe chris whitty koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll