Bota

Itali/ Arrestohet një shqiptar dhe kunati i tij italian, i sekuestrohen 650 mijë euro, 5 makina luksoze dhe disa sende me vler

2 Prill 2021, 15:36 Nga DOSJA
Itali/ Arrestohet një shqiptar dhe kunati i tij italian, i sekuestrohen 650

ITALI- Një gjykatë në Itali vendosi sekuestrimin e 650 mijë euro pasuri dhe prona të tjera në Livorno dhe Rosignano Marittimo kundër dy sipërmarrësve, një italian dhe një shqiptar, të përfshirë në kryerjen e krimeve financiare.

Sipas Il Tirreno, në sekuestro u vu një vilë, 5 automjete luksoze, sende të çmuara, dhe burime të tjera financiare me një vlerë totale prej 650 mijë eurosh, në pronësi të shtetasit italian G.Vivaldi, 53 vjeç dhe kunatit të tij shqiptar A. Karamuça, 44 vjeç, të dy banues në Livorno.

Tashmë të arrestuar më 10 maj 2017, të dy ishin aktivë në një sistem mashtirmi të hapjes dhe mbylljes së kooperativave të angazhuara në transportim të mallrave, me seli në Livorno dhe Rosignano Marittimo dhe zyra në provincat e Pizës, Romë, Caserta dhe Napoli, ku ndër të tjera u hetua edhe një llogaritar nga Torre del Greco (i cili vdiq në 2016).

Një sistem që bëri të mundur mos pagimin e taksave dhe kontributeve për shtetin, i çmontuar në 2017 me hetime të drejtpërdrejta nga zyra e prokurorit publik të Livorno, e cila më pas i dërgoi një propozim specifik Drejtorisë së Rrethit Anti-Mafia të zyrës së prokurorit publik të Firences për qëllimin e zbatimit të masave parandaluese.

Hetimet ekonomike të shtrira tek anëtarët e familjes që jetojnë së bashku, treguan një standard shumë të lartë jetese, me blerje luksoze dhe udhëtime jashtë vendit për një mesatare prej mbi 500,000 euro në vit dhe për këtë arsye duke vërejtur ekzistencën e një disproporcioni të konsiderueshëm të të ardhurave të deklaruara (60,000 euro një vit) gjë që provoi se mospërputhja i atribuohej fshehjes së burimeve financiare nga kooperativat.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll