Bota

FOTO+VIDEO/ Përplaset treni në Taiwan, të paktën 50 persona humbin jetën 

2 Prill 2021, 15:23 Nga DOSJA
FOTO+VIDEO/ Përplaset treni në Taiwan, të paktën 50 persona

TAIWAN- Mbi 50 persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Taiwan pasi një tren u përplas. BBC shkruan se në tren kanë qenë të paktën 500 persona në vagona. Treni doli nga shinat pas kalimit në një tunel.

Sipas raporteve treni ka qenë me 8 vagonë dhe është përplasur me një automjet ndërtimi, ku dhe me pas doli nga shinat. Pas përplasjeve shumë njerëz thyen xhamat për të dalë nga treni, ndërkohë që ekipet e shpëtimit hoqën të gjitha vagonat nga njëri-tjetëri për të bërë të mundur shpëtimin e sa më shumë njerëzve.

Treni po udhëtonte nga kryeqyteti i Taiwanit, Taipei në Taitung. Shkak për numrin e lartë të vdekjeve ekspertët nxorën mbi mbushjen e trenit me njerëz, pasi për shkak njerëzve të shumtë, shumë persona qëndruan në këmbë.

Kjo përplasje konsiderohet si më e rënda ndër dekeda në Taiwan, pasi numri i të vdekurve është shumë i lartë dhe po vazhdon të rritet. Ndërsa personat e plagosur rëndë janë 66, të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota mbi 50 persona humbin jeten perplasje treni ne taiwan mbi 50 persona humbin jeten perplasje treni ne taiwan

Sondazh

Poll