Aktualitet

Humbi jetën 10 orë pasi bëri vaksinën, reagon Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nuk ka raste fatiliteti që lidhen me aplikimin

2 Prill 2021, 10:31 Nga DOSJA
Humbi jetën 10 orë pasi bëri vaksinën, reagon Komiteti

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka reaguar pas lajmit që doli në media se një 74-vjeçare humbi jetën 10 orë pasi mori vaksinën. Ata bëjnë të ditur se nuk ka pasur raste fatiliteti që lidhen me aplikimin e vaksinës.

Në deklaratën për media, komiteti thekson se 2 rastet e fataliteteve të shënuara në vendin tonë në radhët e personave që kanë marrrë vaksinën, nuk kanë lidhje me aplikimin e vaksinën.

DEKLARATA:

Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore i ngritur me urdhër të datës 08.01.2021 dhe i përbërë nga farmakologë, imunologë, infeksionistë, alergologë, specialistë të shëndetit publik, i kryesuar nga prof. dr. Gjeorgjina Kuli/Lito shqyrton periodikisht efektet e vaksinave anticovid.

Bëjmë me dije se deri më sot nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj COVID19. Sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore për 2 rastet e fatalitetit të pacientëve të cilëve u ishte aplikuar vaksina, nuk ka lidhje shkak-pasojë me aplikimin e vaksinës.

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore thekson se nuk ka asnjë të dhënë bindëse, apo argument shkencor, konfirmues që të vërtetojë apo demostrojë një lidhje shkakësore midis procesit të vaksinimit ndaj COVID19 dhe ngjarjeve fatale të raportuara. Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore do të vazhdojë të jetë në vëzhgim të gjithë raportimeve lidhur me ngjarje apo efekte të padëshiruara pas vaksinore në mënyrë që të sigurojë një proces sa më të sigurt dhe efikas.

Ditën e djeshme u bë publik lajmi që Donika Babunja, 74 vjeç, ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, 10 orë pasi kishte bërë vaksinën kineze “Sinovaks”.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve komiteti teknik i eksperteve

Sondazh

Poll